Arrestohet pas 8 vitesh në Itali, i dënuar për vrasje në Dibër

Arrestohet pas 8 vitesh në Itali, i dënuar për vrasje në Dibër

10:00, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 28 vjeçar i dënur për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim është arrestuar në Bolzano të Italisë.

Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z më 30 shtator 2018 në fshatin Arras.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco