Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Nuk duhet të rihyja, u stepa sepse…”/Amber Candy: Nuk mund të godasësh një banor që është i lodhur…

E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Amber Candy, për të folur më shumë për jetën e saj personale, periudhën pas “Big Brother VIP” si dhe planet e saj të karrierës…

Si ka qenë periudha pas daljes nga “Big Brother VIP”?

Të ndodh diçka, që vetëm unë dhe ti e kuptojmë që kemi dalë nga ai format, ndjesia e saj të ndjek, nuk e harron dot. Dhe kjo është gjëja më e çuditshme. Ti mund të kesh 2 apo 3 vjet që e ke përfunduar atë format, prapë ajo të ndjek. Duket sikur ka kaluar shumë pak kohë. Ndonjëherë kur fle në shtëpi dhe zgjohem në mëngjes, më duket sikur jam në kamera (qesh).

Aty çdo gjë është e paparashikueshme. Unë e mendoja veten se do të shkoja shumë gjatë, e mendoja se do të jepja shumë gjëra, por ja që ndodhi dhe dola. Ajo hyrja e dytë për mua ka qenë një gjë kot. Nuk duhej bërë sepse publiku e donte atë Amberin e parë. Mua më vinte keq për personazhet që ishin brenda që ishin strapacuar aq muaj dhe ishin të lodhur. Dhe nuk mund të godasësh një njeri që është i lodhur. Unë u stepa pak sepse ndieva keqardhje për ata që ishin brenda.