E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Amber Candy, për të folur më shumë për jetën e saj personale, periudhën pas “Big Brother VIP” si dhe planet e saj të karrierës…
A ka pasur ndonjë flirt që ne nuk e kemi parë aty brenda shtëpisë? Ose jashtë me një tjetër banor?
Unë si njeri jam pa komplekse. Dhe nëse do kem diçka ose kam diçka, unë e bëj publike, nuk e kam problem fare. Tani rrjetet sociale kanë marrë një zhvillim të madh, e kanë tejkaluar gjënë dhe ti nuk fshihesh dot, një kafe do ta pish, një drekë do ta hash… Se sa të na i nxjerrin të palarat të tjerët, më mirë i nxjerrim vetë.