Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Një njeri që ka ndryshuar identitetin…”/Amber Candy: Jam shumë e fortë për t’ia dalë në Shqipëri!

E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Amber Candy, për të folur më shumë për jetën e saj personale, periudhën pas “Big Brother VIP” si dhe planet e saj të karrierës…

Çfarë vjen së shpejti nga ti lidhur me karrierën? Cili është hapi i radhës?

Dua të theksoj që jam shumë e fortë për t’ia dalë në Shqipëri. Si nga mundësitë ekonomike, punoj, jam njeri që punoj. E theksova këtë që jam shumë e fortë sepse një njeri që ka ndryshuar identitetin, një njeri që ka marrë përsipër të bëjë një jetë tjetër dhe jo se e bëra se doja ta bëja… Unë kjo isha. Nëse dikush duhet të ketë forcat 100% për t’ia dalë në Shqipëri, unë duhet t’i kem 200%. Sepse është e vështirë për t’ia dalë. Është e vështirë, por jam e lumtur që jam në ujërat e mia, jam e lumtur që kam disa gjëra të miat dhe që bëj një jetë të qetë. Kjo është e rëndësishme për mua, jeta e qetë. Sepse kemi vetëm një jetë dhe duhet ta jetojmë më së miri.