Italia, Pio Esposito shijon suksesin: Doja të shënoja që t’i dedikoja golin gjyshes sime, me Sebastianon u argëtuam
Kombëtarja shqiptare e U21 nisi grumbullimin në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore me Ukrainën që do të luhet në 5 tetor në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë.
Pasditen e së hënës, nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe stafit të tij teknik, skuadra zhvilloi seancën e parë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit.
Por lista e të grumbulluarve të Kombëtares U21 ka pësuar një ndryshim. FSHF bën të ditur se trajneri Bushi nuk do të ketë në dispozicion Elton Fikaj që ka pësuar një dëmtim dhe kështu skuadrës do t’i bashkohet Endrit Asani që ka qenë pjesë e Kombëtares U19. Te kjo e fundit trajneri i U19, Fatjon Tafaj vendosi të thërrasë në skuadër Petro Markun nga Bylisi. Ndërkaq, me Kombëtaren U21 tashmë është bashkuar edhe portieri Simon Simoni.
Kombëtarja shqiptare e U21 do të vijojë të përgatitet në Tiranë, ndërsa më 3 tetor do të udhëtojë drejt Hungarisë për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës.
Top Channel