Policia italiane ka arrestuar në Bolzano 28-vjeçarin Vanxhel Balla, i shpallur në kërkim nga Shqipëria dhe i dënuar për vrasje.
Bashkë me të vëllain, kanë vrarë me thikë një person në vitin 2018.
Balla është dënuar në vitin 2020 me 12 vjet burg, prej të cilave i kanë mbetur 9.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Ëanted”.
Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.
Arrestohet me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.
Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.


