Në një mbledhje të zhvilluar së fundmi me drejtuesit e qendrës spitalore “Nënë Tereza”, ministrja e shëndetësisë Klodiana Spahiu ka kërkuar nga stafi mjekësor më shumë koordinim, eficiencë dhe përgjegjësi në çdo hallkë të shërbimit.
“Kërkova përdorimin sa më të mirë të kapaciteteve të të gjithë sistemit spitalor, për të lehtësuar ngarkesën e QSUNT, përmirësuar shërbimet dhe për t’u dhënë qytetarëve kujdes më cilësor dhe në kohë.”, shkruan ministrja Spahiu në postimin e saj të publikuar mëngjesin e sotëm.
Ndërsa zbulon se po ashtu ajo ka kërkuar që t’i kushtohet një vëmendje e veçantë dhe shëndetit të fëmijëve, me një qasje më të integruar ndaj shërbimeve pediatrike dhe nevojave të tyre.
Postimi i Klodiana Spahiut:
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Me drejtuesit e qendrës spitalore më të madhe në vend, me një fokus të qartë: më shumë koordinim, eficiencë dhe përgjegjësi në çdo hallkë të shërbimit.
Kërkova përdorimin sa më të mirë të kapaciteteve të të gjithë sistemit spitalor, për të lehtësuar ngarkesën e QSUNT, përmirësuar shërbimet dhe për t’u dhënë qytetarëve kujdes më cilësor dhe në kohë.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shëndetit të fëmijëve, me një qasje më të integruar ndaj shërbimeve pediatrike dhe nevojave të tyre.
QSUNT duhet të jetë shembull i një menaxhimi modern, efikas dhe mbi të gjitha, të orientuar te pacienti.
