Prattipati takon komandantin e KFOR-it, SHBA riafirmon mbështetjen për stabilitetin në Kosovë dhe rajon

29 Shtator 2026, 10:45Rajoni TEMA
Prattipati takon komandantin e KFOR-it, SHBA riafirmon mbështetjen për

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Përmes një njoftimi, Ambasada amerikane në Prishtinë bëri të ditur se takimi u zhvillua të hënën, ku në fokus ishte roli i KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Prattipati vlerësoi punën e gjeneralmajorit turk gjatë drejtimit të misionit, duke e falënderuar për angazhimin e tij në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, ndërsa ai po përgatitet të përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni rikonfirmoi mbështetjen për misionin e NATO-s në Kosovë, duke theksuar rëndësinë që ka KFOR-i për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur misionin e KFOR-it, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet më tej në deklaratë.

Lini një Përgjigje