29 Shtator 2026, 10:13
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ai ka sqaruar se këto identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër e Jabukë, në komunën e Zubin Potokut, dhe as me zhvillimet e fundit apo lokacionet e tjera të adresuara gjatë këtij viti. Bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më herët, të cilat tani ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore.
"Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore, i cili, pas verifikimeve përkatëse, konfirmon zyrtarisht identifikimin. Gjatë kësaj jave, familjet do të njoftohen për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm, në përputhje me procedurat përkatëse", thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Ky njoftim vjen pasi fillimisht u raportua nga media se dy personat e identifikuar ishin në mesin e atyre të gjetur në Zubin Potok, ku ende po vazhdon procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të gjetura gjatë verës në tri varreza masive në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë.
Pas konfirmimit të tri viktimave të para - Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut - autoritetet janë duke punuar për identifikimin e 20 viktimave të tjera të gjetura atje. Mostrat e këtyre mbetjeve mortore janë dërguar për analiza të ADN-së në Hagë të Holandës, te Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.
Varrezat në Kalludër të Vogël dhe Jabukë u konfirmuan pas një procesi hetimor disamujor të institucioneve të Kosovës, që po vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur edhe në territorin e Serbisë. Aktualisht, institucionet kosovare janë kthyer për kërkime në fshatin Kozhle, në zonën e Novi Pazarit, ku dyshohet për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë lokacion janë identifikuar tri pika për vlerësim në terren, edhe në bazë të pamjeve satelitore. Institucionet e Kosovës po kërkojnë nga Serbia edhe qasje në lokacione të tjera dhe të dhëna nga arkivat për personat e zhdukur.
Sipas Garës, në territorin e Serbisë janë konfirmuar deri tani pesë varreza masive - Batajnica, Petrovo Sello, Peruçaci, Rudnica dhe Kizhevaku - ku janë gjetur më shumë se 950 viktima të luftës në Kosovë. Ai ka thënë se, nëse këto pesë lokacione janë pjesë e një liste prej 16 varrezash masive të bërë publike në vitin 2001, atëherë mund të ketë edhe të paktën 11 lokacione të tjera në territorin e Serbisë.
Në Kosovë, ndërkohë, kërkimet për personat e zhdukur vazhdojnë në disa lokacione. Sipas Garës, janë zhvilluar ose planifikuar gërmime edhe në Skenderaj, Mitrovicë të Veriut, si dhe në rajonet e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës./REL
kosove
Aktualitet
29 Shtator 2026, 09:57
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për vrasje është arrestuar në B...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 08:52
E. D
foto ilustruese
GREQI- Planet për ngritjen në Afrikë të një qendre për dëbimin dhe riatdhesimin e migrantëve, k&eum...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka reaguar pas publikimit nga grupi i hakerëve “Homeland Justic...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:41
E. D
Blendi Fevziu, Qamile Marra
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka takuar në Shqipëri një grua për të cilën pretendohet se &e...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit në...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:27
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, me një litër dizel q&...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:25
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rin...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:21
E. D
TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie për të dytin tremujori radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e S...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike edhe gjatë ditës ...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 22:12
E. D
Ish-drejtuesit e SHIK-SHISH ndër vite: Bashkim Gazideze (i pari majtas); Bahri Shaqiri (i dyti majtas), Irakli Koçollari dhe Fatos Klosi
TIRAN&...