Pas 3 vitesh në arrati, mendja kryesore e aferës së inceneratorëve, Mirel Mërtiri, pritet të shfaqet në një dokumentar, të regjisorit dhe producentit Frederik Fussel, që do të transmetohet në një televizion austriak.
Sipas një postimi të bërë nga gazetarja Lindita Çela, shfaqet një video ku ai jep një USB dhe menjëherë thashethemet kanë pushtuar kryeqytetin.
Pjesë nga transkripti i dokumentarit:
Gazetari: Pra, çfarë ka në këtë USB?
Dëshmitari: Të gjitha të dhënat, të gjitha pagesat…
Gazetari: Pra, nëpërmjet kësaj USB-je mund të shkosh te të gjitha…? Dëshmitari: Të gjithë njerëzit që unë po akuzoj sot.
Gazetari: Pra, këtu ke emrat?
Dëshmitari: Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata…
Çfarë ka thënë Mirel Mërtiri? Kush janë personat që janë paguar? Nga kanë kaluar këto para? Cilët janë ndërmjetësit? A ka fatura? Për çfarë është përdorur Mirel Mërtiri?
Shumë pikëpyetje, por edhe shumë thashetheme. Dikush thotë që pagesat shkojnë në nivele më të larta te njerëz të afërt të kryeministrit, janë paguar para për njerëzit afër Erion Veliajt, për mediat, një pjesë e tyre, kjo e fundit publikuar nga CNA.
CNA është media e parë që ka raportuar pagesa zyrtare të bëra për mediat nga kompanitë e inceneratorëve si dhe gjithashtu kemi zbuluar skemat e kalimit të pagesave në disa studio ligjore në emër të Stela Gugalles apo Klodian Zotos.
Mirel Mërtiri ndodhet në arrati. Ai u shfaq në "Syri TV" dy vite më parë në një emision, ku i pyetur nga gazetari Çim Peka, Mërtiri nuk tha asgjë. U përpoq në atë kohë të ishte mjaft i ftohtë.
Pse, lind pyetja? Sepse ndoshta Mirel Mërtiri shpresonte se do të kishte mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për ta zgjidhur problemin që kishte me drejtësinë. Në fakt, nuk ndodhi ashtu.
Halli i Mirel Mërtirit me drejtësinë shkoi në SPAK, u hetua dhe ai është një nga personat që akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për aferën e landfillit të Sharrës.
Nga ana tjetër, Mirel Mërtiri shkoi në Austri së bashku me Stela Gugallen, bashkëjetuesen dhe nënën e fëmijëve të tij. Sipas të dhënave nga vetë Mirel Mërtiri, por dhe të konfirmuara zyrtarisht nga CNA, njeriu kryesor i inceneratorëve e ka humbur betejën ligjore në Austri. Pra, Mërtiri po flet, pasi pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Të njëjtat burime saktësuan se ai ka humbur gjyqet në të gjitha shkallët e drejtësisë austriake dhe duhet të ekstradohet. Duke parë këtë situatë dhe problematikën që mund të lindë me ekstradimin e tij dhe bashkëshortes edhe për shkak të fëmijëve, Mirel Mërtiri tashmë ka vendosur të krijojë një skemë të re.
Të dalë të bëjë një dokumentar, ndoshta për të kërkuar “pazarin” e radhës për të mos u ekstraduar nga Austria. Në fakt, Mërtiri është në dy kohë. Herën e parë kur doli në "Syri TV" dhe nuk tha asgjë dhe tani që pretendon se ka nxjerrë një USB.
Ky duket si një shantazh ndaj qeverisë dhe drejtësisë. Një skemë e radhës për të shpëtuar lëkurën. Mirel Mërtiri po flet se çfarë do ai vetë të thotë, jo se çfarë është e vërteta dhe se çfarë duan të dinë shqiptarët.
Në fakt, Mirel Mërtiri duhet të flasë dhe të thotë të vërtetat që di me fakte dhe dokumente, se cila ishte skema që i dha kompanisë së tij fantazmë ende të pakrijuar 8% pikë bonus. Si bashkëpunoi me Bashkinë e Tiranës dhe deri ku shkon afera e dherave? Sa % e të ardhurave ishin premtuar për zyrtarët e lartë? Cilat ishin mediat e korruptuara dhe të përfshira në aferën e inceneratorëve? Si është përdorur ai për blerjen e mediave? Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët më të ngushtë? Cilat kanë qenë lidhjet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ministra, zyrtarë dhe deri te kryeministri?
Këto janë pyetjet të cilave duhet t’u japë përgjigje Mirel Mërtiri përtej disa shpërthimeve të kontrolluara në mediat e huaja, të cilat kërkon t’i përdorë për të shpëtuar lëkurën e tij. /CNA
Një nga emisionet më të ndjekura në media është “Të Paeksp...
Sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi, për shkak të k...
Festimit madhështor të ditës së emrit të Fortlumturisë së ...
Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e m...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditi...
Gazetari Elvi Fundo, ndërsa zhvillohej debati me Sekretari...
Gazetari Elvi Fundo ndau sot qasjen kritike sa i përket që...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se në gjithë këto vite denonci...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar sot në emisionin “Opinion”, z...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisionin “Opinion”, ndau ...
Gazetari Elvi Fundo zbuloi mbrëmjen e sotme një të dhënë t...
Këtë të hënë po mbahet protesta qytetare e 121-të kundër q...
Këtë të hënë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë Komb...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje...
Një sipërfaqe me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur m...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas...
Kryeministri Rama mori pjesë këtë të hënë në Konferencën N...
Për të tretën herë banorët e Burimasit kanë dalë në protes...
Gazetari Arsen Rusta ka zbuluar të tjera skandale në lidhj...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 57-vjeçar, që shiste kokainë në lokalin që kishte marr...
Një mësues u vu në pranga pasi u zbulua se ka ngacmuar sek...
Monitorimi në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në në fshatin Ferm...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...