Kombëtarja U21 nis grumbullimin për miqësoren me Ukrainën, lista e futbollistëve pëson një ndryshim
Vijon beteja e ashpër mes dy organizmave më të fuqishëm të futbollit, FIFA dhe UEFA.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dërguar në gjykatën e Florida një letër ku akuzon UEFA se ka orkestruar një fushatë dezinformimi në lidhje me projektin që më pas u braktis përfundimisht të Gianni Infantinos për të pranuar kapitale private.
Në letrën e saj FIFA i kërkon drejtësisë amerikane që të refuzojë kërkesën e UEFA për të pasur akses te dokumentat që kanë të bëjnë me projektin e presidentit të saj.
Sipas FIFA, UEFA kërkon të ndikojë te zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në qeverinë e futbollit botëror. ‘Pa pasur asnjë bazë, UEFA pretendon se Infantino kërkoi të përfitonte personalisht nga ai propozim-theksohet ndër të tjerat te letra e FIFA.
Top Channel