Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Ku ka më mirë se të kesh një jetë të lirë?”/Amber: Djemtë shqiptarë kanë kompleks…

E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Amber Candy, për të folur më shumë për jetën e saj personale, periudhën pas “Big Brother VIP” si dhe planet e saj të karrierës…

Djemtë shqiptarë i sheh më shumë paragjykues, apo më mendjehapur?

Do ta përkufizoja kompleksik. Kompleksi është gjë shumë e keqe, që shumica e shqiptarëve e kanë, për fat të keq. Duhet ta heqin. Të jetojnë jetën e tyre dhe të kenë një jetë të lirë. Ku ka më mirë se të kesh një jetë të lirë? Ndryshe bëhen bezdi për shoqërinë shqiptare, dhe ky është gabim. Të bëjnë çfarë të duan, gjithmonë brenda kufirit. Të jesh i lirë është e rëndësishme.