Teherani ende po pret përgjigje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara lidhur me propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Katari paraqiti ide dhe ne i diskutuam ato. Ata janë të gatshëm ta ngrenë çështjen edhe një herë me palën amerikane. Presim përgjigjen përfundimtare të SHBA-ve.
Fokusi i negociatave është vetëm te Ngushtica e Hormuzit dhe rihapja e saj varet nga përmbushja e disa kushteve që Irani ia ka komunikuar Shteteve të Bashkuara.
Ngushtica e Hormuzit është kthyer në një nga pikat më të nxehta të përplasjes mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Përmes saj transportohej rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë, para përshkallëzimit të konfliktit, prej fundit të muajit shkurt.
Pas shpërthimit të konfliktit, Irani vendosi bllokadë në ngushticë, ndërsa Shtetet e Bashkuara reaguan me masa kundër porteve iraniane, duke thelluar krizën në rajon.
Javën e kaluar, në Nju Jork u zhvilluan gjithashtu bisedime mes kryediplomatit iranian Araghchi e të dërguarve amerikanë Steve Witkoff e Jared Kushner, për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
Si parakusht për heqjen e bllokadës në Ngushticën e Hormuzit, Teherani po kërkon armëpushim shtatëditor në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë Libanin, ku aleati i tij Hezbollah vazhdon përplasjet me forcat izraelite.
Po ashtu, autoritetet iraniane kërkojnë zhbllokimin e aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit, heqjen e sanksioneve mbi sektorin e naftës dhe përfundimin e bllokadës detare të vendosur nga SHBA-të.