E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën nga era, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në një tokë që kishte marrë me qira, ndërsa flakët u përhapën për shkak të erës së fortë dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Në pranga ka rënë shtetasi A. T., banues në fshatin Kreshpan, Fier, i dyshuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Reklamë

Sipas policisë, zjarri u përhap në sipërfaqe të tjera toke në fshat, duke rrezikuar pronat dhe mjedisin përreth. Për shuarjen e flakëve u angazhuan shërbimet e Policisë së Fierit, katër mjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë.

Pas ndërhyrjes, u bë e mundur shuarja e vatrave të zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk pati pasoja për jetën e njerëzve apo banesat.

Policia u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e mbetjeve bujqësore apo pastrimin e tokave përmes zjarrit, pasi flakët mund të përhapen në mënyrë të pakontrolluar dhe të shkaktojnë dëme të rënda.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.