I dënuar me 12 vite burg për vrasje me paramendim, 28-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë
31-vjeçari, Anesti Tahiraj, është arrestuar në fshatin Kreshpan të Fierit, pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në një tokë që kishte marrë me qira.
Për shkak të erës së fortë, flakët u përhapën në sipërfaqe të tjera toke, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan forcat e Policisë, katër mjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë. Zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar pasoja në njerëz apo banesa.
Njoftimi:
Fier/ Ndezi zjarrin në fshatin Kreshpan, që u përhap për shkak të erës dhe shkaktoi dëme të mëdha, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ky shtetas u arrestua pasi nga hetimet e kryera për zjarrin e rënë dje, në fshatin Kreshpan, dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në një tokë që kishte marrë me qira dhe për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur në sipërfaqe të tjera toke në fshat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë, të cilët, pas ndërhyrjes, kanë bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit, pa pasoja për jetën e njerëzve apo banesat.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.
Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapje të pakontrolluar të zjarreve.
Top Channel