Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

E trishtë, futbollisti 16-vjeçar shqiptar nuk ia del mbanë, VDES në duart e mjekëve grekë (EMRI-NGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb
E trishtë, futbollisti 16-vjeçar shqiptar nuk ia del mbanë,
16-vjeçari Asllan Gjana

Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme nga Greqia, pasi mësohet se futbollisti shqiptar, 16-vjeçari Asllan Gjana ka humbur dhënë frymën e fundit në spital. Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se Gjana kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë të dielën e kaluar gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Thassos.

Momenti tragjik për 16-vjeçarin shqiptar i cili ishte pjesë e skuadrës Byronas Kavala, ndodhi  në një ndeshje për divizionin e dytë të Shoqatës Greke të Futbollit kundër Aiandas Panagias të dielën, e cila po zhvillohej në Thassos. Në minutën e dytë të të ndeshjes, duke vrapuar në ndjekje të topit doli nga fusha e lojës dhe goditi pjesën e pasme të kokës në gardhin e fushës, çka i shkaktoi atij gjendje të fikët pasi humbi ndjenjat.

Në këto rrethana, loja u ndërpre dhe atij iu ofrua ndihma e parë nga mjeku i ndeshjes derisa në vendngjarje mbërriti Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, të cilët për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, e nisën Gjanën  me urgjencë për në spital.

Adoleshenti shqiptar u shtrua në kujdesin intensiv të Spitalit të Kavalës me lëndime shumë të rënda në kokë, gjendja e të cili u përshkrua që në fillim kritike.

Ndërsa sot u mësua se fatkeqësisht Asllan Gjana nuk ia kishte dalë dot mbanë.

Lajmi i trishtë u mësua mëngjesin e sotëm kur klubi Byron bëri një reagim prekës në rrjet duke i dhënë lamtumirë njërit prej fëmijëve të skuadrës së tij.

"Me dhimbje të padurueshme dhe trishtim të papërshkrueshëm, familja atletike e Byron Kavalës i jep lamtumirën njërit prej fëmijëve të saj, futbollistes së Byron II, Gjana Asllanit, Anit tonë, e cila u nda nga jeta kaq padrejtësisht dhe para kohe.

 Në këto kohë të vështira, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij dhe bashkohemi në zinë e tyre. I sigurojmë ata se nuk do të jenë vetëm në këtë përvojë tragjike.

Bajroni i Kavallës është në zi, humbi një nga fëmijët e tij.

Udhëtim të mbarë, djali ynë, ti do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona.

Administrata, trajnerët, lojtarët dhe e gjithë familja juaj atletike te Byronas Kavala.” shkruhet në postimin e ndarë sot nga klubi Byron.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të djaloshit shqiptar.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese