Arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasje, pritet ekstradimi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2026, 10:30

Një 28-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një dënim për vrasje, është arrestuar në Itali dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Sipas Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë Vangjel Balla, lindur në Dibër, i cili kërkohej nga Interpol Tirana.

Balla ishte dënuar në vitin 2020 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër me 12 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Sipas autoriteteve shqiptare, atij i kanë mbetur edhe 9 vite burg për të vuajtur.

Ngjarja për të cilën është dënuar 28-vjeçari ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas hetimeve, Balla dhe vëllai i tij, me inicialet A.B., kanë vrarë me mjet prerës, thikë, shtetasin A.Z., alias I.Z. Arrestimi në Itali është kryer me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri, ku pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit