Tenderi i KQZ-së për mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike, me fond limit 43 milionë lekë, ka ngritur pikëpyetje serioze smbi transparencën e tenderit.
Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Cakaj zbulon se janë kryer 35 tendera me fond 25 milionë euro për një periudhë 6 mujore para zgjedhjeve parlamentare të majit 2025. Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto’ ai zbulon se nga këta 23 janë dhënë pa garë.
“Nga nëntori i vitit 2024 deri në maj 2025 kur ishin zgjedhjet KQZ ka bërë 35 tendera, dhe ka prokuroruar 25 milionë euro. Nga këto, 23 tendera janë me negocim të drejtëpërdrejtë, pra pa garë. Fondi limit i këtyre tenderave pa garë është 20 mln euro.
Cakaj zbulon dhe dëshirën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi
“ Celibashi ka qenë në mënyrë konsistente i vendosur të uzurponte funksionet e kompetencat e komisionit rregullator apo komisionit të ankesave dhe sanksioneve. Ai e ka shprehur publikisht që kërkon ta bëjë institucion monokratik, e të mos ketë asnjë lloj pengese i bindur verbërisht në përcaktimin e rezultatit. Gjithçka është në funksion të manipulimit zgjedhor.
Po a pagoi KQZ, DHL për votën e diasporës?
“Në dijeninë time KQZ është munduar të tregohet racional të paguajë aq zarfa sa kanë ardhur. Ishte kontrata 12 mln euro, kQZ ka ngritur një tezë, unë nuk do paguaj kaq por aq sa është realizuar me sukses kontrata. Por çështja nuk është vetëm financiare. Nëse nuk u realizua me sukses kontrata është cënuar integriteti i votës.
Flavio Qarri: Nëse do të ishim në një vend normal ku mbizotëron ligji e logjika a mos duheshin hequr ca mandate
Muharrem Cakaj: Do të duhej të bëhej verifikimi aposteriori. Dhe në një situatë eventuale kur kjo kontratë nuk është përmbushur me sukses do të duhej të reflektonte drejtëpërdrejtë në rezultatin e votave të administruara nga jashtë. Se është paradoks. Nuk mund që nga njëra anë ta konsiderosh votën e administruar të vlefshme dhe nga ana tjetër të mos e paguash kompaninë kontraktore. Nëse pretendon se qoftë dhe 20% e kontratës nuk është përmbushur me sukses do të thotë se është cënuar standardi i votës së lirë.© SYRI.net