Gazetarit Vudi Xhymshiti i kanë djegur shtëpinë e prindërve të tij dy ditë më parë në vendlindje etij në Kosovë.
Në lidhje me skype me ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, kryeredaktori i ‘Kronikat e Barutit’, Themelues Frontline Media Group Londër ka shpjeguar dyshimet e tij për këtë ngjarje kaq të rëndë.
Në bisedë më moderatorin Flavio Qarri ai tha se nuk do të ndalej që të thoshte të vërtetën përballë asnjë kërcënimi nga askush.
Sipas gazetarit, kjo është edhe veprim hakmarrës, por edhe një veprim paralajmërues.
‘Këta, nuk është hera e parë që e kanë goditur shtëpinë e prindërve të mi’.
‘Edhe gjatë vitit të kaluar kur ne gjetëm dhe zbuluam rrjetin kriminal të spiunazhit serb me në krye Fatmir Shehollin, Milaim Zekën dhe rrjete të tjera që kemi qene duke i hulumtuar, të cilat çuan pastaj në arrestimin e tij, e kanë godtitur shtëpinë, duke ja thyer xhamat, e duke prishur orenditë shtëpiake e muret e shtëpisë, Kjo është goditja e radhës që ka ndodhur me zjarrëvenie. Kështu rrjetet kriminale të infrastrukturës vrastare të Hashim Thaçit që tashmë është konfirmuar edhe nga një gjykatë ndërkombëtare që kishin qenë i përfshirë në vrasje politike'.
Flavio Qarri: Si ndihesh në këtë momente
Vudi Xhymshiti: Krenar. Me i fortë se kurrë. Me motive më të mëdha së ç’mund ti kem patur ndonjëherë për të vazhduar punën si gazetar, për të hedhur dritë në errësirën e asaj toke ku rrjetet kriminale e kanë plaçkitur Kosovën për 20 vjet resht. Kanë vrarë patriotë shqiptarë, kanë vrarë gazetarë, kanë vrarë intelektualë, kanë vrarë luftëtarë të lirisë pandalshëm.
Flavio Qarri: Pse mendoni se erdhi ky incident i fundit ku shtëpia e prindërve te tu është djegur.
Vudi Xhymshiti: Incidenti është shpërfaqje e karakterit të rrjeteve kriminale të cilat kanë qenë si objekt i punëve të mia gazetareske tash e e tre vitet e fundit. Në tre vitet e fundit, unë dhe redaksia ime në Londër jemi përfshirë në një veprim redaksional i cili ka ngërdhyer përpjekjet tona gazetareske për të kuptuar se kush e kishte plaçkitur Kosovën për 20 vjet. Kush ja kishte instaluar Kosovës kthetrat e Serbisë, mbrapa, në fyt, 20 vjet dhe kush i kishte vrarë intelektualët dhe veprimtarët shqiptar për 20 vjet pas luftës, por edhe gjatë periudhës së luftës.
Dhe kjo i ka trishtuar ata sepse, pavarësisht përpjekjeve të tyre të mëparshme për të më korruptuar, për të më kërcënuar, për të krijura situata që më pas të më shantazhonin, ata kanë dështuar në vazhdimësi. E kësaj radhë gjithashtu e kanë absolutisht të pamundshme që të penetrojnë në territorin tim, ku ata mund të luanin me të vërtetën siç kanë luajtur shumë gazetarë dhe media në Kosovë, të cilët i kanë patur dhe i kanë në duar tash e 28 vjet pas luftës.
Flavio Qarri: Ndërkohë, a ke ti diçka në dorë në këto momente që mendon se mund të jetë një shenjë paralajemëruese. Pra një gjest që të mos vazhdosh në atë rrugë, apo është veprim hakmarrës për çfarë është publikuar.
Vudi Xhymshiti: Kjo është edhe veprim hakmarrës, por edhe një veprim paralajmërues. Këta, nuk është hera e parë që e kanë goditur shtëpinë e prindërve të mi. Edhe gjatë vitit të kaluar kur ne gjetëm në gjetëm dhe zbuluam rrjetin kriminal të spiunazhit serb me në krye Fatmir Shehollin, Milaim Zekën dhe rrjete të tjera që kemi qene duke i hulumtuar, të cilat çuan pastaj në arrestimin e tij, e kanë goditur shtëpinë, duke ja thyer xhamat, e duke prishur orenditë shtëpiake e muret e shtëpisë, Kjo është goditja e radhës që ka ndodhur me zjarrëvenie. Kështu rrjetet kriminale të infrastrukturës vrastare të Hashim Thaçit që tashmë është konfirmuar edhe nga një gjykatë ndërkombëtare që kishin qenë i përfshirë në vrasje politike. Përpara intelektualeve shqiptarë të cilët i kishin targetuar për ti vrarë ua vinin një thes me patate tek dera e shtëpisë, ose ndonjë lloj vegle tjetër me të cilën ata i kanë vrarë njerëzit. Dhe kjo është, shpërfaqja trishtimit të tyre se ose ndale ose do të vrasim ...
Flavio Qarri: Cila është akuza për Milaim Zekën?
Vudi Xhymshiti: Ajo nuk është akuzë, ato janë gjetje hulumtuese të cilat tregojnë se Milaim Zeka i kishte shitur pamjet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, radio televizionit të Serbisë, përkatësisht producentes serbe Zllagjana Zariç e cila sipas gjetjeve tona hulumtuese është e përkëdhelura e shefit të shërbimeve sekrete Aleksandër Vulin. Ajo ka prodhuar filma dokumentarë që quhen ‘Shtëpia e Verdhë’ me pamjet e Milaim Zekës për të propaganduar rrejshëm kundër lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se gjoja ata kanë bërë tregti me organe njerëzish gjatë kohës së luftës.
Milaim Zeka i ka shitur këto pamje duke e ditur se për çfarë do të përdoreshin, Milaim Zeka gjithashtu sipas gjetjeve tona hulumtuese dhe burimeve tona në Suedi thuhet se ka punuar për shërbimet Jugosllave, duke qenë se Suedezët e kishin kapur duke dërguar emra shqiptarësh të cilët kishin shkuar për të kërkuar azil dhe mbështetje tek shteti suedez në drejtim të Beogradit. Zoti Zeka është i përfshirë në një operacion tjetër me një operator tjetër të shërbimit rus GRU i njohur për redaksinë tonë si Halit Sahitaj i cili sipas gjetjeve tona hulumtuese dhe burimeve ndërkombëtare ka qenë i përfshirë në orkestrimin e vrasjeve të aktivistëve kundër Putinit në Evropë. Zoti Sahitaj, derisa ne i kemi zbuluar dhe i kemi ekzpozu hulumtimet tona është referuar si biznesmeni shqiptar në Spanjë nga Milaim Zeka, nga Richard Grenell dhe nga disa operatorë të tjerë shqiptarë të publicistikës në Kosovë.
Atë çka ne e kemi kuptuar se pse ai eshtë në Spanjë sipas autoriteteve Spanjolle, është se ai është në arrest shtëpiak atje duke u vëzhguar nga autoritete spanjolle për kontakte të mëtutjeshme, duke qene se kishte qenë i përfshirë në një operacion të GRU rusë për të korruptuar një prokuror spanjoll që ta lejonte ekstradimin e njërit prej aseteve ruse drejt Gjeorgjisë, gjetje të cilat ne i kemi dokumentuar dhe ekspozuar. Zoti Seitaj gjithashtu është i lidhur me Kadri Veselin, Sami Lushtakun , dhe rrjete të tjera kriminale që ne i kemi ekspozuar në gjetjet tona hulumtuese dhe i kemi shkruar ato gjatë vitit të kaluar.
© SYRI.net