Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë
28 Shtator...
Bota
Pas më shumë se dy dekadash, SHBA tërheq trupat nga Iraku
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, trupat e fundit amerikane pritet të largohen nga bazat e mbetura në Irak deri më 30 shtator, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Uashingtonit dhe Bagdadit në vitin 2024.
29 Shtator 2026, 10:26Nga G.M
Falluxha, Irak
IRAK- Shtetet e Bashkuara po përfundojnë tërheqjen e trupave të tyre nga Iraku, duke i dhënë fund një pranie ushtarake që nisi me pushtimin e vitit 2003.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, trupat e fundit amerikane pritet të largohen nga bazat e mbetura në Irak deri më 30 shtator, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Uashingtonit dhe Bagdadit në vitin 2024. Tërheqja shënon fundin e një angazhimi ushtarak amerikan që ka zgjatur mbi dy dekada.
Forcat amerikane u larguan fillimisht në vitin 2011, por u rikthyen në vitin 2014, me kërkesë të qeverisë irakiane, për të ndihmuar në luftën kundër Shtetit Islamik. Mësohet se largimi i tyre ngre shqetësime për ndikimin e grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani dhe për mundësinë e një rikthimi të celulave të ISIS-it./Dosja.al
Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan
DUBAI- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan dhe kryeministri izraelit Benj...