E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Amber Candy, për të folur më shumë për jetën e saj personale, periudhën pas “Big Brother VIP” si dhe planet e saj të karrierës…
Çfarë ta ngroh ty zemrën?
Dashuria! Ku ka më mirë se dashuria?Kur e shikon atë krevatin që ngrihesh vetëm në mëngjes, demoralizohesh. E do njeriu një krah të djathtë ku të mbështetet. Vetëm ajo ta ngroh shpitin. Por kur është e duhura. Kur nuk është e duhura, as kafja nuk të pihet. Nga përballja me njerëzit çdo ditë, shumica e vajzave janë të padashuruara. Po jeni more çuna? Dashuroni gocat, ku ka më mirë! Mendoj se gocat janë më të lira se djemtë tani, japin më shumë.