Ndezi zjarr duke shkaktuar dëme të mëdha, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
29 Shtator 2026, 10:44 | Kronikë

Ndezi zjarr duke shkaktuar dëme të mëdha, arrestohet

Një 31-vjeçar i identifikuar si Anesti Tahiraj u arrestua nga Policia e Fierit për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr”. I riu ndezi zjarrin në fshatin Kreshpan, që u përhap për shkak të erës dhe shkaktoi dëme të mëdha.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.  

Ky shtetas u arrestua pasi nga hetimet e kryera për zjarrin e rënë dje, në fshatin Kreshpan, dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në një tokë që kishte marrë me qira dhe për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur në sipërfaqe të tjera toke në fshat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë, të cilët, pas ndërhyrjes, kanë bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit, pa pasoja për jetën e njerëzve apo banesat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos