SPAK refuzon kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të mundësuar praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e sotme, e planifikuar për orën 15:00.
Këshilli Bashkiak kishte kërkuar që Veliaj të lejohej të merrte pjesë fizikisht në mbledhje ose, në pamundësi të kësaj, të lidhej përmes videokonferencës. Kërkesa ishte dërguar pranë SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sipas informacionit, refuzimi i SPAK është bërë në bazë të dispozitave të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, që përcakton të drejtat dhe trajtimin e personave që ndodhen në paraburgim, si dhe kompetencat e institucioneve përgjegjëse.
Këshilli Bashkiak kishte argumentuar se prania e kryetarit ishte e rëndësishme për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me administrimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa në rendin e ditës së mbledhjes së sotme është përfshirë edhe diskutimi mbi projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.
Në kërkesën drejtuar institucioneve, Këshilli Bashkiak iu referua edhe vendimit nr. 66, datë 3 nëntor 2025, të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se pjesëmarrja e kryetarit në mbledhjet e Këshillit lidhet me ushtrimin e funksioneve të tij institucionale.
Veliaj ndodhet në paraburgim dhe vijon të jetë nën masën e arrestit në burg. Më 15 shtator, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e sigurisë ndaj tij, pas rishqyrtimit të çështjes në zbatim të një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.
I dënuar për vrasje me paramendim, kapet në Itali 28-vjeçari shqiptar
Lëvizi me makinë në trotuar dhe e postoi në TikTok, gjobitet me 60 mijë lekë dhe i hiqet leja e qarkullimit shoferit në Berat
Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Korçë
- 10:55 Aeroplani iranian sekuestrohet në Stamboll për shkak të një borxhi prej 3 milionë eurosh
- 10:49 FMN dhe Banka Botërore vlerësojnë sektorin financiar shqiptar, Sejko takohet me misionin e përbashkët
- 10:44 Kryetari i parlamentit iranian: Asnjë infrastrukturë rajonale nuk do të jetë e sigurt nëse siguria e Iranit nuk garantohet
- 10:42 Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore
- 10:34 Meloni kalon provën e zgjedhjeve të pjesshme kundër rivalit të ri të ekstremit të djathtë
- 10:33 Qeveria britanike e konfirmon: Hyrja falas në muzetë kombëtare do të vazhdojë