Sistemi financiar shqiptar ka shënuar përparim të ndjeshëm krahasuar me vlerësimin e mëparshëm të viteve 2013–2014. Konstatimi vjen nga misioni i përbashkët i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në kuadër të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar, FSAP.