Hoxha në Romë: Sfidat e ujit kërkojnë bashkëpunim rajonal dhe investime të qëndrueshme

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Muamet Hoxha, mori pjesë në Takimin e Dytë Ministror për Ujin të Bashkimit për Mesdheun (UfM), të zhvilluar në Romë. Sipas njoftimit të MMJPH-së, gjatë takimit ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përballë pasojave të rënda të ndryshimeve klimatike.

Të lidhura

None found

Takimi, ku morën pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit euro-mesdhetar, u fokusua në problematika si thatësirat, përmbytjet dhe ndotja. Hoxha theksoi se këto sfida kërkojnë masa të përbashkëta dhe koordinim mes shteteve që ndajnë basene ujore ndërkufitare, pasi përdorimi i burimeve të përbashkëta shoqërohet edhe me përgjegjësi të përbashkëta.

Gjatë fjalës së tij, ministri deklaroi se burimet ujore duhet të menaxhohen përmes një qasjeje të integruar dhe jo të trajtohen veçmas. Ai shtoi se zhvillimi modern lidhet ngushtë me përdorimin e digjitalizimit.

Hoxha tha se, në kuadër të procesit të eurointegrimeve, politikat kombëtare po përshtaten me përkushtim me standardet evropiane. Ndër prioritetet kryesore ai veçoi përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza dhe forcimin e qëndrueshmërisë përballë ndryshimeve klimatike.

Sipas tij, përmbushja e këtyre objektivave kërkon investime të mëdha, financim të qëndrueshëm dhe angazhim të fuqishëm të burimeve vendore e ndërkombëtare./Telegrafi/


Shtuar më 29.09.2026 11:05

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet