BioNTech, kompania prodhuese e vaksinave kundër COVID-19 që mori famë në të gjithë botën, do të mbyllë tre fabrikat e saj në Gjermani. Nga këto mbyllje preken rreth 1.800 punonjës. Para disa vitesh, BioNTech, së bashku me partnerin e saj amerikan Pfizer, ishte kompania e parë që mori autorizimin për hedhjen në treg të një vaksine kundër COVID-19 dhe fitoi miliarda euro nga shitja e vaksinave.