
Të hënën CNA publikoi një denoncim për Ermal Jaurin, kreun e ri të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.
Edhe pse ai drejton një institucion përgjegjës për mbrojtjen e sekreteve të sigurisë kombëtare, agjencia e tij e punësimit “Europa Agency”, është denoncuar më herët në media pasi u kishte marrë mijëra euro disa qytetarëve për kontrata pune jashtë vendit, kryesisht në Danimarkë dhe Gjermani.
Pas publikimit të lajmit, pati një valë ndërhyrjesh dhe telefonatash nga biznesmenë, politikanë e gazetarë që kërkuan mbrojtje për drejtorin Jauri. Kjo tregon se ai ka lidhje të forta, të cilat po i shfrytëzon edhe më shumë falë postit të ri.
Edhe pse emrat e personave që u shqetësuan nuk do t’i bëjmë publikë, ndonëse disa prej tyre janë kolegë e miq, ky fenomen tregon se nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar, por me një individ problematik, me ndikim në politikë dhe media, i cili përpiqet të kapet pas karriges.
Fakti është se Ermal Jauri është denoncuar në vitin 2020 nga emisioni "STOP". Në atë kohë, si administrator i “Europa Agency”, ai u premtonte qytetarëve shqiptarë kontrata pune në Danimarkë dhe Gjermani, por pas muajsh punë, paratë nuk u kaloheshin atyre në llogaritë bankare, por mbaheshin pezull nga agjencia e tij. Vetëm me ndërhyrjen e "STOP", njëri nga qytetarët arriti të merrte mbrapsht 5 mijë euro. Në shumicën e mediave ky lajm është fshirë dhe shkaqet kuptohen qartë nga lidhjet dhe ndërhyrjet e Jaurit, i cili sot drejton një institucion kaq të rëndësishëm sa AKSIK.
Që nga skandali i Vlora Hysenit, janë ngritur hije dyshimi edhe për rastin e Jaurit, i cili kontrollon një nga institucionet më sensitive të shtetit, përgjegjës për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara dhe për verifikimin e pajisjen me certifikata sigurie të zyrtarëve të lartë.
Megjithatë kreu i AKSIK rezulton të jetë një figurë problematike, e denoncuar më parë në emisionet investigative Ky mbetet problemi kryesor i qeverisë dhe i kryeministrit Edi Rama, i cili funksionon me skemën “KÇK”, "Kap Çfarë të Kapësh", emëron njërin drejtor të AKSIK, tjetrën drejtoresh të SHISH, tjetrën të AKSHI-t e kështu me radhë.
Këto figura duhet të kalojnë në filtër para se të vendosen në poste kyçe shtetërore. Në rastin e Vlora Hysenit sita ishte e çarë. Rama duhet të ndryshojë mentalitetin në lidhje me njerëzit që zgjedh të vendosë në krye të institucioneve dhe administratës. /CNA
Ergys Agasi ishte një personazh jo i panjohur në qarqet po...
Pas 3 vitesh në arrati, mendja kryesore e aferës së incene...
Një nga emisionet më të ndjekura në media është “Të Paeksp...
Sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi, për shkak të k...
Festimit madhështor të ditës së emrit të Fortlumturisë së ...
Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e m...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditi...
Gazetari Elvi Fundo, ndërsa zhvillohej debati me Sekretari...
Gazetari Elvi Fundo ndau sot qasjen kritike sa i përket që...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se në gjithë këto vite denonci...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar sot në emisionin “Opinion”, z...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisionin “Opinion”, ndau ...
Gazetari Elvi Fundo zbuloi mbrëmjen e sotme një të dhënë t...
Këtë të hënë po mbahet protesta qytetare e 121-të kundër q...
Këtë të hënë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë Komb...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje...
Një sipërfaqe me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur m...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas...
Kryeministri Rama mori pjesë këtë të hënë në Konferencën N...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 57-vjeçar, që shiste kokainë në lokalin që kishte marr...
Një mësues u vu në pranga pasi u zbulua se ka ngacmuar sek...
Monitorimi në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në në fshatin Ferm...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...