28 Shtator 2026, 14:52
Nga I.A

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e cila pritet të zhvillohet në orën 15:00. SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak për lejimin e pranisë së Veliajt në mbledhje, qoftë fizikisht, ose përmes videokonferencës.
Kërkesa i ishte dërguar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgim. Vendimi për moslejimin e pjesëmarrjes është mbështetur në ligjin nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, që përcakton rregullat për trajtimin dhe të drejtat e personave në paraburgim.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Politike
29 Shtator 2026, 10:39
E. D
Laura Pohumi, bashkëorganizatore e protestave "Flamingot e Frankfurtit"
TIRANË- Gazeta gjermane Hessenschau u ka bërë jehonë ...
Politike
29 Shtator 2026, 09:47
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të...
Politike
29 Shtator 2026, 09:22
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Euronews p&eu...
Politike
28 Shtator 2026, 22:52
E. D
Kuvendi i Kosovës kritikoi vendimin e shkallës së parë kundër ish-krerëve të UÇK-së
GJERMANI- Parlamenti i K...
Politike
28 Shtator 2026, 20:14
E. D
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
TIRANË- Duke folur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kreu i komand...
Politike
28 Shtator 2026, 19:10
G.M
Emiriana Sako
TIRANA- Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, si përfaqësuese e Shoqatës së Bashkive dhe t&...
Politike
28 Shtator 2026, 18:54
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ngriti në Konferencën Ndërparlamentare me Bashkimin Euro...
Politike
28 Shtator 2026, 18:29
G.M
Fisnik Qosja
TIRANA- Fisnik Qosja, kryetari i Bashkisë së Kavajës ka marrë fjalën në Komisionin e Ligjeve ku ka mbështe...
Politike
28 Shtator 2026, 17:51
E. D
Elvis Lila
TIRANË- Kreu i komanduar i Shërbimit Informativ, Elvis Lila, ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit t&eum...
Politike
28 Shtator 2026, 17:34
E. D
Fran Brahimi dhe Saimir Korreshi
TIRANË- Diskutimet për reformën territoriale kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve m...