POLITIKË /

SPAK refuzon Këshillin Bashkiak të Tiranës, nuk lejon Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen për 'Territorialen'

SPAK nuk ka lejuar që Veliaj të jetë i pranishëm fizikisht apo virtualisht në mbledhje.

Shkruar nga Versus

SPAK refuzon Këshillin Bashkiak të Tiranës, nuk lejon Veliajn

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për të lejuar kryebashkiakun Erion Veliaj që të merrte pjesë në mbledhjen e sotme.

Sot në orën 15:00, këshilli do të mblidhet për të diskutuar lidhur me reformën territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Ky organ i bashkisë e konsideron si “detyrim” të Veliajt për t’u shprehur lidhur me këtë çështje, ndërsa pjesa më e madhe e bashkive që preken e kanë refuzuar.

Por pavarësisht kërkesës së tyre që Veliaj të ishte i pranishëm fizikisht në mbledhje ose me anë të një lidhje Skype, kjo kërkesë nuk është pranuar nga organi i akuzës që ka marrë të pandehur Veliajn për 5 vepra penale. Versus.al

Poll