Tragjike në Greqi/ 16-vjeçari shqiptar ndërron jetë në fushën e blertë, përplasi kokën me murin
Negative ishte përgjigjja e Prokurorisë së Posaçme për kërkesën që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e planifikuar për orën 15:00.
Lajmi bëhet me dije nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Këshilli Bashkiak kishte kërkuar që Veliaj të lejohej të merrte pjesë fizikisht në mbledhje ose, në pamundësi të kësaj, të lidhej përmes videokonferencës.
Kërkesa ishte dërguar pranë SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Refuzimi i SPAK është bërë në bazë të dispozitave të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, që përcakton të drejtat dhe trajtimin e personave që ndodhen në paraburgim, si dhe kompetencat e institucioneve përgjegjëse.
Këshilli Bashkiak kishte argumentuar se prania e kryetarit ishte e rëndësishme për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me administrimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa në rendin e ditës së mbledhjes së sotme është përfshirë edhe diskutimi mbi projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.
Në kërkesën drejtuar institucioneve, Këshilli Bashkiak iu referua edhe vendimit nr. 66, datë 3 nëntor 2025, të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se pjesëmarrja e kryetarit në mbledhjet e Këshillit lidhet me ushtrimin e funksioneve të tij institucionale.
Top Channel