Greqia njoftoi planet për ngritjen e një qendre europiane për dëbimin e migrantëve në Afrikë gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së, në verën e vitit 2027. Duket se përpjekjet për të krijuar jashtë kuyfijve të bllokut një qënder për riatdhesimin e emigrantëve të cilëve u janëq refuzuar kërkesat në BE, duket se po bëhen gjithmonë e më konkrete. Ministri grek i Emigracionit, Thanos Plevris, pohoi se tashmë është arritur një marrëveshje me një vend, emri i të cilit sipas tij, ende nuk mund të bëhet publik.