FOTO/ Nga veshjet elegante tek ato më të guximshme, yjet që shkëlqyen në Javën e Modës në Paris

29/09/2026 11:15

Pas javëve të modës në Nju Jork, Londër dhe Milano, vëmendja e industrisë së modës është zhvendosur në Paris, ku po zhvillohet një prej eventeve më të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar të modës.

Kryeqyteti francez është kthyer edhe një herë në qendrën e vëmendjes, me shtëpi prestigjioze si Chanel, Celine, Dior dhe Louis Vuitton që prezantojnë koleksionet e tyre të reja përmes spektakleve madhështore.

Por, përveç pasarelave, një pjesë e rëndësishme e Javës së Modës në Paris janë edhe të ftuarit VIP. Yjet e kinemasë, muzikës, sportit dhe botës së showbiz-it tërheqin po aq vëmendje me paraqitjet e tyre, duke e kthyer çdo dalje në rreshtin e parë të sfilatave në një moment të komentuar gjerësisht.

Nga veshjet elegante dhe minimaliste te kombinimet më të guximshme, të famshmit kanë sjellë në Paris një tjetër spektakël mode, duke dëshmuar se stili nuk kufizohet vetëm te pasarela.

Java e Modës në Paris sapo ka nisur dhe pritshmëritë janë të mëdha për paraqitjet e tjera të yjeve që do të mbërrijnë në kryeqytetin francez në ditët në vijim.

Top Channel