Ngjarja tragjike/ Goditi kokën gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

Ngjarja tragjike/ Goditi kokën gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar

10:40, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë.

Një futbollist 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë gjatë një ndeshjeje të zhvilluar të dielën në ishullin e Thasos.

Gjatë një dyluftimi për topin, 16-vjeçari Asllan Gjana doli nga fusha dhe goditi pjesën e pasme të kokës në rrethimin e stadiumit.

Ai humbi ndjenjat menjëherë dhe ndeshja u ndërpre.

Futbollistit iu dha ndihma e parë nga mjeku i ndeshjes, ndërsa në vendngjarje u thirr ambulanca. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai u transportua menjëherë në spitalin e Kavallës.

16-vjeçari u shtrua në repartin e terapisë intensive me dëmtime shumë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes, mediat greke raportuan sot se i riu shqiptar nuk ia doli.

Lajmin e hidhur e konfirmoi edhe klubi i Vyronas Kavala, i cili përmes një mesazhi prekës i dha lamtumirën futbollistit të tij.

“Me dhimbje dhe trishtim të madh, familja sportive e Vyronas Kavala i jep lamtumirën njërit prej fëmijëve të saj, futbollistit të Vyronas B, Asllan Gjana, Anit tonë, i cili u nda nga jeta kaq padrejtësisht dhe para kohe”, thuhet në deklaratën e klubit.

Klubi shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e 16-vjeçarit, duke theksuar se do të qëndrojë pranë tyre në këtë moment të vështirë.

“Vyronas Kavala është në zi. Ka humbur një fëmijë të tij. Qofsh i Parajsës djalosh, do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona”, përfundon mesazhi i klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco