E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Maran rikthen nga tribuna talentin që u shpall kampion Europe me Italinë

Kombëtarja shqiptare zbret sonte në fushë për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, teksa përballë do të ketë San Marinon.

Sfida në “San Marino Stadium” nis në orën 20:45 dhe kuqezinjtë vijnë pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë.

Reklamë

Në prag të kësaj përballjeje, pritet një ndryshim në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen.

Mbrojtësi Naser Aliji është lënë në tribunë për t’i bërë vend mesfushorit Luis Hasa (ish-kampion Europe me 19-vjeçarët e Italisë), i cili mungoi në sfidën ndaj Bjellorusisë.

Shqipëria kërkon të vazhdojë me një tjetër rezultat pozitiv dhe të marrë tri pikët në transfertë, ndërsa San Marino vjen në këtë takim pas një disfate të thellë. Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, skuadra e Roberto Cevolit u mund 0-7 nga Finlanda.

Kuqezinjtë kanë gjithashtu një histori pozitive në përballjet e fundit direkte me San Marinon.

Shqipëria ka fituar tri ndeshjet e fundit ndaj tyre, përfshirë suksesin 5-0 në vitin 2021 dhe fitoren 2-0 në transfertë po atë vit.

Tashmë gjithçka pritet të vendoset në fushë, me Shqipërinë që synon të konfirmojë nisjen pozitive të këtij edicioni të Ligës së Kombeve dhe të marrë një tjetër fitore në grup.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.