LIVE UPDATES
Politike

"Shqyrtimi u zvarrit dy vjet, duan të më mbajnë larg zgjedhjeve"/ Salianji ankimoi në Kushtetuese dënimin: Sot nuk mbyllet beteja, por hapet rruga për në Strasburg

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji deklaron se vendimi që do të japë Kushtetuesja është i pritshëm, pasi sipas tij është paracaktuar. Ai pretendon gjithashtu se dënimi ndaj tij është politik dhe se synimi ka qenë largimi i tij nga aktiviteti politik dhe zgjedhor.

29 Shtator 2026, 11:20 Nga E. D
"Shqyrtimi u zvarrit dy vjet, duan të më mbajnë larg
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese dënimin e tij, ndërkohë thekson se kjo çështje është zvarritur prej gati dy vitesh, me qëllim mos çuarjen ne Strasburg.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji deklaron se vendimi që do të japë Kushtetuesja është i pritshëm, pasi sipas tij është paracaktuar. Ai pretendon gjithashtu se dënimi ndaj tij është politik dhe se synimi ka qenë largimi i tij nga aktiviteti politik dhe zgjedhor.

Reagimi i plote i Salianjit:

Gjykata Kushtetuese nuk ngjitet dot ne nivelin kushtetues! Nuk bëj dot teatër si shumë të tjerë! Vendimet në GjK merren shumë përpara se të mblidhen formalisht, me solemnitetin e rremë të një procedure që të gjithë e dinë si përfundon. Edhe vendimi i sotëm është marrë. Po jua komunikoj përpara. Gjyqtarë të kësaj Gjykate e kanë mbajtur peng prej thuajse dy vitesh këtë çështje, për të zvarritur ankimin në Gjykatën e Strasburgut e sot erdhi dita që nuk mban më!

Unë nuk jam dënuar si kriminel, por si kundërshtar i regjimit, si denoncues i grupeve më te fuqishme kriminale dhe për të më shmangur nga betejat elektorale. Gjyqi i caktuar sot është po me këtë qëllim: të më mbajë larg zgjedhjeve lokale. Sot nuk duhet të ishte thjesht një seancë gjyqësore për një çështje timen. Do të duhej të ishte një moment prove për Gjykatën Kushtetuese. Do të duhej të ishte dita kur Kushtetuta të fliste më fort se pushteti i regjimit autokratik. Por, fatkeqësisht, dikush mbahet peng me dosje korrupsioni, dikush shantazhohet me regjistrime, dikush përballet me dosje si bashkëpunëtor i shërbimit dhe dikush me lidhje me grupe kriminale, si Xhafajt.

Kjo nuk është drejtësi që ngrihet mbi politikën. Kjo është drejtësi që mbetet peng i politikës. Unë nuk kërkoj dhe nuk kam kërkuar privilegj. Nuk kërkoj trajtim të veçantë. Kam kërkuar vetëm atë që duhet të jetë themeli i çdo shteti demokratik: një gjykim të drejtë, të pavarur dhe larg çdo ndikimi politik. Por dua ta them shumë qartë: unë nuk trembem e frikësohem, sepse nuk kam luftuar dhe nuk luftoj për privilegje. Luftoj për një Shqipëri të drejtë. Luftoj që ligji të jetë më i fortë se pushteti, që qytetari të jetë më i fortë se banda dhe që shteti të mos jetë pronë e askujt.

Luftoj për liritë dhe të drejtat e çdo shqiptari. Për një vend ku askush të mos dënohet sepse është kundërshtar politik, ku askush të mos shantazhohet për të heshtur dhe ku askush të mos ketë pushtetin të blejë, frikësojë apo përdorë drejtësinë. Nuk do të ndalem! As burgu, as presioni, as ndalimi i kandidimit, as kërcënimet dhe as goditjet politike nuk më kanë ndalur. Nuk do të më ndalin as sot, sepse beteja ime nuk është për një karrige. Nuk është për një mandat. Nuk është për një privilegj por për të çmontuar sistemin që i ka dhënë pushtet bandave kriminale mbi shtetin, për t’i kthyer institucionet qytetarëve dhe për të ndërtuar një Shqipëri ku drejtësia nuk u shërben të fortëve, por mbron të drejtët.

Kam përballuar presionin, burgun dhe çdo goditje që më është bërë për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të mia politike. Nuk jam tërhequr dhe nuk do të tërhiqem. Por sot nuk gjykohem vetëm unë e prandaj po reagoj paraprakisht. Gjykohet nëse në Shqipëri Gjykata Kushtetuese mund të kishte guximin minimal të ishte mbi autokracine, por jo, regjimi dikton këta përulen. Interesat e regjimit janë mbi kushtetutën dhe ligjin. Unë e di se çfarë vendimi do të merret. Dhe pikërisht për këtë po e them përpara se të hapen dosjet, të mbyllen dyert dhe të lexohen disa rreshta që, nëse do të ishte ndryshe, do të duhej të lindnin nga ndërgjegjja e gjyqtarëve dhe jo nga pazaret e pushtetit.

Por sot nuk mbyllet beteja. Sot hapet rruga për betejën në Strasburg. Atje do të çojmë të vërtetën e kësaj çështjeje dhe të gjithë atë që ka ndodhur. Nuk kam frikë dhe asnje emocion personal nga vendimi. Kam përballuar burgun dhe presionin politik. Nuk më tremb një tjetër goditje nga një sistem që prej kohësh ka treguar se sa larg është gati të shkojë për të goditur kundërshtarët. Do të vazhdoj të luftoj. Për liri. Për të drejta. Për drejtësi. Për një shtet që nuk ulet në gjunjë para krimit. Për një Shqipëri ku bandat nuk bëjnë ligjin dhe pushteti nuk është mbi ligjin. Sot eshte akti i radhës  ku Gjykata Kushtetuese tregon që është garanci e regjimit!/Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi