Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Francë, ku një efektiv policie shfaqet duke shtyrë dhe hedhur granatë në fytyrën e një nxënësi të një shkolle të mesme, duke i shkaktuar atij të çara në fytyrë dhe dëmtim të rëndë të dhëmbëve.
Sipas raportimeve të bëra nga mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur gjatë protestave të cilët po organizohen në disa shkolla të mesme në rajonin Ile-de-France që nga e premtja e kaluar, pasi studentët nuk dakordësohen për orarin, praktikat dhe pajisjet e vjetruara në shkolla.
Incidenti në fjalë ka ndodhur mëngjesin e të hënës, ditën e djeshme më 28 shtator, kur studentët dolën para shkollave duke protestuar. Ndoënse situata u qetësua deri në orarin e pushimit, që përkon me orën 10:30 të mëngjesit, njëri prej nxënësve u shkëput nga grupi dhe doli sërish para shkollës, aty ku ishin të rreshtuar forca të shumta policie të cilët në konfrontim e sipër me studentin, në një moment njëri prej efektivëve e shtyn këtë të fundit, dhe në drejtim të tij qëllon një granatë. Si pasojë turpi i të riut përplaset në tokë.
???????? FLASH - Un policier a TIRÉ une GRENADE LACRYMOGÈNE à BOUT PORTANT au visage d’un lycéen qui participait au blocus du lycée professionnel Château d’Épluches, à Saint-Ouen-l’Aumône, ce matin. (document AlertesInfos) https://t.co/dBfcY2cPXM
— AlertesInfos (@AlertesInfos) September 28, 2026
Në atë moment, policia bën pas dhe distancohet nga studenti, ndërsa ky i fundit rrethohet nga disa persona që ishin shumë pranë ngjarjes.
Mësuesit e shkollës kanë dhënë dëshmitë e tyre të tronditur nga ngjarja. Njëri prej tyre është shprehur se situata nuk ishte problematike deri në momentin kur nxënësit u futën në shkollë pas pushimit të ditës, pas orës 10:30 të mëngjesit. Por njëri prej tyre u pa duke o konfrontuar sërish me efektivët. Një tjetër mësues është shprehur se ai së bashku me kolegët e tij arritën të fusnin disa nxënës përsëri brenda, ndërsa policia vijonte të qëndronte e rreshtuar para derës së shkollës.
“Nuk pati asnjë thirrje për qetësi nga policia; menaxhimi i situatës ishte shumë i keq”, shtoi mësuesi.
E zemëruar nga ngjarja ka reaguar dhe nëna e studentit i cili mbeti i plagosur. Duke treguar se sa keq është gjendja shëndetësore e të birit, nëna njoftoi se do të ngrejë padi për veprimin e policëve.
"Goja i është shqyer. Të gjithë dhëmbët e sipërm i janë thyer, si një hark. Ende nuk e dimë se çfarë ka mbetur nga dhëmbët e poshtëm", tha nëna e tij , sipas Le Parisien , duke shtuar se planifikon të ngrejë padi.
Sipas Le Parisien, në lidhje me rastin në fjalë kanë nisur dy hetime për incidentin. Sipas gjetjeve të para dhe analizës së pamjeve filmike, i mituri dyshohet se iu afrua një oficereje policie, drejtuese e njësisë, dhe e goditi atë. Më pas ajo dyshohet se e shtyu atë dhe studenti ra në tokë. Më pas, sipas të njëjtit version, një oficer i dytë policie përdori lançuesin "Cougar", duke e goditur studentin në fytyrë.
Hetimi i parë i IGPN-së po kryhet për të përcaktuar rrethanat në të cilat oficeri përdori armën e tij, ndërsa hetimi i dytë, i cili i është caktuar stacionit të policisë së Cergy-t, ka të bëjë me akte të mundshme dhune kundër një personi që ushtron autoritet publik.
