Lëvizje tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush iku e kush vjen

Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka dhënë dorëheqjen. Sipas burimeve, ai do të pasohet në këtë detyrë nga Suela Tavo, bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryebashkiakut të Himarës.
Topi kishte vetëm disa muaj në detyrë, të cilën e mori në maj pas dorëheqjes së Arti Papajanit.
Sakaq, drejtuesja e re e institucionit pritet të prezantohet sot në orën 11:00 nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, në një ceremoni ku pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i ndryshimit në drejtimin e Fondit.
Suela Popa ka punuar më herët në Bankën e Shqipërisë dhe sipas mediave është bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryebashkiakut të Himarës.


