Video · Lifestyle
Turshi me domate jeshile, shoqëruesja më e mirë e dimrit nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Një recetë tradicionale dhe plot shije, kjo turshi me domate jeshile është shoqëruesja perfekte për gatimet e dimrit dhe përgatitet lehtësisht në shtëpi.
Përbërësit:
Reklamë
- 2 kg domate jeshile
- 2 speca të ëmbël
- 1 spec djegës
- Kopër dhe majdanoz
- 10 thelpinj hudhre
- 2 lugë gjelle kripë
- 3 lugë gjelle sheqer
- 70 ml uthull 9%
- 70 ml vaj bimor
Përgatitja:
I presim domatet dhe specat në copa. Grijmë imët koprën, majdanozin dhe hudhrën.
I vendosim të gjitha perimet në një enë dhe i përziejmë mirë. Shtojmë kripën, sheqerin, uthullën dhe vajin, më pas i përziejmë përsëri.
Masën e përgatitur e vendosim në një kavanoz të pastër, duke i ngjeshur lehtë perimet. Në fund, hedhim sipër edhe lëngun e krijuar nga përzierja.
Më shumë video
Reklamë




