16-vjeçari shqiptar humb jetën pasi u godit në kokë me murin e tribunës
Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë, pasi një futbollist 16-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje në ishullin Thassos.
Asllan Gjana, pjesë e skuadrës Byronas Kavala, po luante kundër Aiandas Panagias në një ndeshje të kategorisë së dytë të Shoqatës së Futbollit të Kavalës, kur vetëm në minutën e dytë të takimit u përplas rëndë. Gjatë një dyluftimi për topin, 16-vjeçari doli jashtë fushës dhe goditi pjesën e pasme të kokës në gardhin rrethues të stadiumit. Pas përplasjes, ai humbi ndjenjat. Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe futbollistit iu dha ndihma e parë nga mjeku i takimit. Në vendngjarje u thirr edhe shërbimi i urgjencës mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë u vendos transportimi i menjëhershëm drejt spitalit.
16-vjeçari u dërgua në Spitalin e Kavalës, ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë. Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja, shokët e skuadrës dhe komuniteti sportiv në Kavala.
Klubi Byronas Kavala reagoi me një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të futbollistit të tij. “Me dhimbje të padurueshme dhe trishtim të papërshkrueshëm, familja atletike e Byron Kavalës i jep lamtumirën njërit prej fëmijëve të saj”, thuhet në reagimin e klubit. “Byroni i Kavalës është në zi, ka humbur një nga fëmijët e tij. Udhëtim të mbarë, djali ynë, ti do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona”, vijon mesazhi.
Identifikohen përmes ADN-së edhe dy viktima të luftës në Kosovë
Vdekja e George Mazonakis, kthesë në hetim, infermierja ndryshon dëshminë dhe tregon çfarë ndodhi në klinikë: Jemi të gjithë përgjegjës
Çfarë i karakterizoi 14 vitet e Vuçiç në pushtet?
- 11:42 Garda Revolucionare e Iranit: Trump është një gënjeshtar i madh
- 11:34 Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënie në një fabrikë ushtarake
- 11:20 Salianji: Më duan larg parlamentit, Kushtetuesja e ka marrë vendimin! Do e çoj çështjen në Strasburg
- 11:19 Arrestohet ish-ministri hungarez i kulturës, Balazs Hanko
- 11:07 Pas deklaratës së administratës Trump, BE i kërkon SHBA-së të mos ndalojnë furnizimet me naftë në Evropë
- 10:56 Hyn në fuqi urdhri i Trump, ndalohen importet nga Kanadaja me vlerë rreth 1 miliard dollarë