Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi të martën në një konferencë për media se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit i takon kryeministrit Albin Kurti.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se prioritet i PDK-së është ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale, duke nënvizuar se ky proces nuk ka lidhje me zgjedhjen e presidentit apo me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
“Albin Kurti mban përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit dhe për shkuarjen në zgjedhje të reja. Nuk duhet as të mendohet lidhja e këtij ligji me presidentin. Ligji është obligim kombëtar i yni”, tha Tahiri.
