
Pas vitesh pritjeje, projekti për stadiumin e ri të Romës hyn në fazën vendimtare. Më 28 shtator 2026 është dhënë drita jeshile për ndërtimin e impiantit të ri në zonën e Pietralatës, duke hapur rrugën për nisjen e punimeve. Vendimi erdhi pas përfundimit të procedurës së vlerësimit dhe miratimit të projektit, një proces që autoritetet italiane e mbyllën brenda 90 ditësh.
Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 60 mijë e 605 spektatorësh, ndërsa një nga elementët më spektakolarë do të jete vendi i Ultrasve te Romes, i projektuar me afro 23 mijë vende dhe që synon të jetë një nga tribunat më të mëdha të këtij lloji në Europë. Arkitektura do të frymëzohet nga tradita klasike romake, ndërsa investimi total parashikohet të kalojë 1 miliard euro.
Objektivi aktual është që punimet të nisin në marsin e vitit 2027, ndërsa përfundimi është planifikuar deri në vitin 2031, me synimin që impianti të jetë pjesë e infrastrukturës së Euro 2032, që Italia do ta organizojë së bashku me Turqinë.
Dhe ndryshimi nuk do të jetë vetëm për tifozët e Romës. Projekti parashikon një stadium të konceptuar si hapësirë e hapur gjatë gjithë vitit, me shërbime dhe aktivitete për qytetarët. Ndërkohë, Olimpico do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm, me projektet e rikualifikimit që synojnë ta përshtatin për evenimente të mëdha sportive edhe në të ardhmen. (A2 Televizion)