Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në fshatin Cudhi, të Qafështamës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve të antidrogës.
Sipas burimeve paraprake për mediat, efektivët kishin nisur që prej orëve të para të mëngjesit një operacion me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike në zonë.
Në momentin kur policia ka mbërritur në territorin ku dyshohet se ishin kultivuar lëndët narkotike, personat që dyshohet se ishin përgjegjës për ruajtjen e tyre kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet të ketë persona të lënduar. Policia vijon operacionin në zonë, ndërsa priten të tjera informacione në lidhje me ngjarjen dhe personat e përfshirë.
