E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Incidenti në bazën amerikane, Rubio: Mund të jetë i përfshirë një aktor i huaj

Një incident pranë një baze ajrore amerikane në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur shqetësime të forta për një komplot të mundshëm me përfshirje të huaj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se ajo që ndodhi gjatë fundjavës ishte një situatë “shumë serioze”, duke lënë të kuptohet se pas saj mund të jetë një aktor i huaj.

Reklamë

“Është një situatë shumë serioze. Është një situatë që përfshin qartësisht duart e një aktori të huaj. Nuk do të hyj në detaje të shumta për këtë ende”, tha Rubio.

Rubio nuk dha prova apo detaje të tjera mbi identitetin e aktorit të huaj dhe tha se disa informacione nuk mund të bëhen publike për momentin.

Ai falënderoi autoritetet britanike për bashkëpunimin dhe theksoi se Uashingtoni po angazhohet me Londrën për hetimin.

“Dua të falënderoj autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat kanë qenë shumë bashkëpunuese dhe shumë të dobishme në diçka që është një incident shumë serioz”, tha Rubio.

Policia britanike njoftoi se po heton mundësinë që persona të përfshirë në komplot të kenë vepruar në emër të një shteti të huaj.

Pesë burra, të gjithë shtetas britanikë në të 20-at dhe nga Londra, u arrestuan herët të dielën.

Sipas policisë, ata u identifikuan pasi një fermer lokal raportoi lëvizjen e tre furgonëve të bardhë në drejtim të RAF Fairford, një bazë që përdoret nga forcat amerikane dhe ku janë vendosur bombardues amerikanë.

Të pesë të dyshuarit u liruan  me kusht, ndërsa hetimet vijojnë. Sipas mediave  ndërkombëtare autoritetet po shqyrtojnë  si pistë kryesore Iranin.

Megjithatë, po shqyrtohet  gjithashtu mundësia e një operacioni sabotimi të lidhur me Rusinë ose të një komploti me origjine islamike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.