
Efektivët e policisë janë përballur me të shtëna armësh gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonën e Qafështamës.
Dyshohet se rojet e parcelave me kanabis kanë qëlluar drejt tyre me qëllim për t'i ndalur që të mos u afroheshin tokave ku kishin kultivuar bimën narkotike.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar si pasojë e të shtënave. Ndërkohë ekspertiza pritet të zbardhë detaje se kush hapi zjarr ndaj policisë. Versus.al

