
Një 28 vjeçar shqiptar i identifikuar si Vanxhel Balla është arrestuar në Bolzano të Italisë pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer në Dibër.
Gjykata e shkallës së parë në Dibër e kishte dënuar me 12 vite burg në vitin 2020 për veprën penale 'vrasje me paramendim'. Balla së bashku me vëllain e tij A.B pas një sherri për motive banale, vranë me thikë A.Z alias I.Z.
Pas arrestimit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Versus.al

