U pyet nëse do të jepte dorëheqjen, ja si u përgjigj trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella
Kosova merr dy goditje në prag të ndeshjes me Izraelin dhe Austrinë. Trajneri Franco Foda nuk do të ketë në dispozicion për këto dy ndeshje Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahu të cilët kanë lënë grumbullimin e Dardanëve.
Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se mbrojtësi Hajdari e ka lënë grumbullimin e skuadrës në Debrecen pasi u konstatua se nuk do të mund të rikuperohej nga dëmtimi, pavarësisht përpjekjeve të stafit teknik. Kështu Hajdari nuk do të jetë i gatshëm për të dyja këto ndeshje.
Ndërsa në rastin e mesfushorit Leon Avdullahu, stafit teknik e ka lejuar largimin e tij nga grumbullimi për arsye familjare. Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se Avdullahu pritet t’i bashkohet skuadrës shumë shpejt.
Kosova do të luajë ndaj Izraelit në 1 tetor në transfertë dhe më pas do të presë Austrinë në Prishtinë, ndeshje këto që do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel