Italia rikthehet te fitorja në Nations League dhe e bën në mënyrë bindëse. Të kaltërit triumfuan 4-1 në transfertën ndaj Turqisë, duke reaguar pas humbjes 0-2 me Belgjikën në ndeshjen hapëse. Skuadra e Roberto Mancinit e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të.
Alessandro Bastoni shfrytëzoi një goditje këndi dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Vetëm 13 minuta më vonë, Italia gjeti edhe golin e dytë. Davide Frattesi ishte në vendin e duhur pas një aksioni të bukur të skuadrës dhe dyfishoi avantazhin.
Para pushimit erdhi edhe goditja e tretë. Kayode, në debutimin e tij me kombëtaren, shënoi për të cuar rezultatin në 3-0, duke e bërë pjesën e parë thuajse perfekte për italianët. Turqia reagoi pas pushimit dhe gjeti golin me Yılmaz, por Italia nuk u vu në vështirësi.
Në fund, ishte Francesco Pio Esposito, ai që vulosi rezultatin në 4-1 dhe suksesin e parë të Mancinit në këtë rikthim në stolin e Italisë. Një reagim i fortë i italianëve, që marrin tri pikët e para dhe tashmë përgatiten për përballjen e madhe me Francën të premten në orën 20:45. (A2 Televizion)