Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës i plagosur me thikë.
Dyshohet nga deklarimet paraprake në urgjencë, se i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë.
Policia është drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat.
Sipas burimeve në spital, i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Momentalisht nuk ka rrezik për jetën.














