Netanyahu konfirmon vrasjen e një komandanti të Hamasit në Gaza: Planifikonte sulme dhe angazhonte militantë

Izz al-Din al-Baq, drejtuesi i krahut të armatosur të Hamasit në veri të Rripit të Gazës, u vra gjatë një sulmi ajror izraelit, bëjnë të ditur burime nga Izraeli dhe Palestina.

Të lidhura

None found

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz deklaruan se ushtria kishte goditur Beq-un, të cilin e akuzojnë për rol në organizimin e sulmeve dhe rekrutimin e militantëve.

Vdekja e tij u konfirmua nga burime mjekësore dhe përfaqësues të Hamasit. Sipas tyre, sulmi ndodhi në një kompleks ndërtesash në lagjen Nasr të qytetit të Gazës, ku humbi jetën edhe një person tjetër, sipas autoriteteve shëndetësore.

Izraeli pretendon se Hamasi po rikthen kapacitetet e tij ushtarake dhe po kryen sulme në kundërshtim me armëpushimin e tetorit të vitit të kaluar. Për këtë arsye, ushtria izraelite ka intensifikuar goditjet ndaj grupit gjatë javëve të fundit dhe thotë se vetëm këtë muaj ka vrarë të paktën 20 pjesëtarë të Hamasit. Mes tyre, sipas ushtrisë, ka pasur komandantë të lartë, persona të përfshirë në sulmet e 7 tetorit 2023 dhe individë që kishin marrë pengje izraelite.

Hamasi i ka hedhur poshtë këto akuza, duke mohuar si sulmet ashtu edhe rindërtimin e arsenalit. Grupi e akuzon Izraelin për shkelje të marrëveshjes së arritur për Gazën.

Marrëveshja e armëpushimit, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja vitin e kaluar, parashikon edhe rindërtimin e zonës. Megjithatë, procesi ka avancuar pak, pasi palët negociuese nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e forcave izraelite.

Ndërkohë, bombardimet izraelite në Gaza vijojnë. Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, të paktën 1,400 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, ndërsa ushtria izraelite raporton vdekjen e katër ushtarëve të saj. Autoritetet palestineze thonë gjithashtu se më shumë se 73,000 persona kanë humbur jetën gjatë operacionit izraelit në Gaza, i nisur pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit në tetor 2023, ku u vranë rreth 1,200 njerëz.


Shtuar më 29.09.2026 12:21

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet