PPE dënon ceremoninë mortore për Ratko Mladić: Krimet e tij nuk duhet të relativizohen apo glorifikohen

29 Shtator 2026 | 12:21

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka reaguar lidhur me ceremoninë mortore të Ratko Mladić në Beograd, duke e cilësuar situatën si “thellësisht shqetësuese”.

Në reagimin e saj, PPE thekson se Mladić, i dënuar për krime lufte dhe gjenocidin në Srebrenicë, ishte përgjegjës për disa prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“Krimet e tij janë vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe nuk duhet të relativizohen, glorifikohen apo të harrohen kurrë”, thuhet në deklaratë.

PPE shprehet veçanërisht kritike ndaj nderimeve publike dhe shtetërore gjatë ceremonisë, si dhe pjesëmarrjes së zyrtarëve të lartë serbë.

Sipas PPE-së, këto zhvillime bien ndesh me parimet e pajtimit, respektit për viktimat dhe përgjegjshmërisë, të cilat sipas saj përbëjnë vlera themelore të projektit evropian.

“Asambleja Politike shprehu të njëjtin mosbesim dhe dënoi këto zhvillime, në përputhje me qëndrimin e shprehur nga drejtuesit e PPE-së dhe komuniteti ndërkombëtar”, thuhet më tej.

PPE e lidh këtë reagim edhe me procesin e vazhdueshëm të shqyrtimit të SNS-së, duke theksuar se zhvillimet e fundit, sipas saj, “nuk mund të injorohen”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

16-vjeçari shqiptar humb jetën pasi u godit në kokë me murin e tribunës

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë, pasi një futbollist 16-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pas një dëmtimi të rëndë...
11:47 | 29/09/2026

Identifikohen përmes ADN-së edhe dy viktima të luftës në Kosovë

Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur....
10:13 | 29/09/2026

Vdekja e George Mazonakis, kthesë në hetim, infermierja ndryshon dëshminë dhe tregon çfarë ndodhi në klinikë: Jemi të gjithë përgjegjës

Një zhvillim i ri është regjistruar në hetimin për vdekjen e këngëtarit grek George Mazonakis, pasi një infermiere 61-vjeçare ka ndryshuar pjesë të dëshmisë së...
08:00 | 29/09/2026